Infusa Music

“Infusa Music” është shtëpi multimediale e themeluar nga Ekrem Gj. në vitin 2005. Përveç Ekrem Gj., në Infusa Music janë anëtarë Fattos Locos (producent) dhe Sicksty9 (producent). Në vitin 2006, “Infusa Music” ka filluar realizimin e albumit “Shqip-Hop” me të gjithë anëtarët si dhe mysafir mirëpo pas disa problemeve me ruajtjen e materialit deri në lansim, albumi është anuluar me gjithë punën që vetëm është kryer.

“Infusa Music” konsiderohet si label motër e “Infinit Records” (tashmë e shuar). Prej vitit 2005 e tutje, të gjitha projektet e Ekrem Gj. publikohen nën label “Infusa Music”.