Hakmarrje 6 me Video Klipin #2
Ej, ma t’fortit! Qyre qysh o’ puna: 2021 na ka shliru pak pi pandemisë edhe s’kish njeri tjetër rrugdalje përveç me ndreqë makeup-in e me dal para kamere. Nuk e di qfar knaqsie osht kjo puna e video klipeve për der kta repera qe qesin video njo mas njo. Mos ju paqa borxh. Me kaq po e prezentoj video klipin #2 nga “Hakmarrje 6”.
N’këtë projekt u bo punë edhe ma shumë se ne projektet e kalume. Shit, realizimi u kon diqka next level për mendim tem. Alba Connect e ka ngrehë lojën zhag n’tjetrin kat.
Data e publikimit t’kangës osht shum me randësi për mu. Data 4 Shtator osht datëlindja e mesës tem t’parë, Elenës, edhe me këtë video ja festoj ditlindjen.
Falenderime të posaçme shkojnë për:
- Diar Neziri – regjisori/editori/visualfx i klipit; njeri qe nuk priton mi kry puntë. Diciplina e punës, omg!
- Sicksty9 – producenti nga Infusa Music që rrallë herë ja huqë beatave.
- Plata Music – i zoti i shpisë mediale ku u inçizu kanga, i cili e ka ç’montu këtë projekt.
- Art Ternava – baba i kamerës, qe s’kom ditë për qka po fol derisa ja kom pa punën. Fuck!
- Entela & Mimoza – Entela ajo vajza qe e ka rrokë kamera tu xhiru anej pari n’fustan t’bardhë. Përndryshe, Mimoza është zonjusha e hekurt që bashkë me Entelën e kan nisë e bitisë këtë projekt prej planifikimit deri te ekzekutimi e tani edhe te kostumografia, trajnimi për vallzim dhe idejat (Mimu!)
- Agjencia Pyjore e Kosovës – për lejën me xhiru klipin në Blinajë, Lipjan.
- Alba Connect – shpia e marketingut, qendra që e ka planifiku dhe realizu klipin.
Sinqerisht shpresoj se ka me ju pëlqy klipi e na shihemi n’projektet e ardhshme…
- Data e Publikimit4 Shtator 2021
- RegjisorDiar Neziri
- Music ProducerSicksty9
- Executive ProducerEkrem Gj.
- Recorded atPlata Music
- Video EditorDiar Neziri
- Visual FXDiar Neziri
- Costume DesignEntela & Mimoza
- ProductionAlba Connect