Video Klipi i 1-rë nga Hakmarrje 6

Çkm, bukuroshe e bukuroshë? Video klipi i 1-rë nga albumi “Hakmarrje 6” osht ktu. Veq n’fillim t’ju kallxon haveri: unë e kamera jemi armiq. Kush thot ndryshe o’ ka rren. Ama adetet qishtu e kan, hyzmeti ndryshe zbohet. Kshtuqe ju prezentoj video klipin e 1-rë nga “Hakmarrje 6”.

N’këtë video klip u bo punë e madhe prej krejt ekipit: regjisorit, producentëve, label, kompanisë realizuese, etj.

Falenderime të posaçme shkojnë për:

  • Nonejm – regjisori/editori i video klipit, bisha mas vijave melodike, organizatori edhe makineria që e ka “reinvent” Ekrem Gj.
  • Plata Music – producenti i shtëpisë ku osht kriju kanga (e pothujse krejt tjerat të albumit), Plata osht ni producent i ri qe zdin mu nalë tu qferrë qa ti del n’rrugë sa i përket muzikës dhe inzhinjerisë t’zanit.
  • Liki – artisti i popullit qe i ka rexhë backvocalat dhe ka kontribu n’vija melodike.
  • Mimoza & Entela – dy zonjushat ma t’qarta qe jon marrë me kostumografi/makeup, bile janë pjesë e videos.
  • Diars Designs – për kontributin në efektet vizuale në klip, synin e qart.
  • Alba Connect – kompania e marketingut, shtëpia realizuese e klipit dhe energjia mas krejt albumit “Hakmarrje 6”.

Shpresoj se ka me ju pëlqy klipi e na shihemi n’projektet e ardhshme…