Mas 4 Vite Pritje, Me Juve Prap!

Kan kalu shumë vite tu punu n’këtë album shumë pasivisht. Ma n’fund u publiku edhe tash e ka renin Dr. Dre, Da Ghost, e kta…

N’krahasim me albumet tjera, ky album u punu për s’kadalti edhe për qefi. Kangt janë të ndame në 3 grupe: rima t’trenta, chill hop, dhe sene prej zemrës. Data e publikimit (4 Shtator 2020) osht shumë e randësishme për mu se osht datëlindja e mesës tem t’parë, Elenës, e me këtë rast e falenderoj shumë familjen që kan qëndru me mu, m’kan jep përkrahje edhe m’kan kuptu kur jom stresu me punë. Falenderimet tjera njejtë të fella shkojnë për:

  • Producentin e Infusa Music, Sicksty9, që u përkujdesë për shumicën e instrumentaleve
  • Reperin dhe producentin Nonejm që m’ka nejt mi kry me përfundu albumin
  • Reperin stilistik Dibo që i ka jep chill kangës “Rutinë”
  • Reperin DREN që e ka tranu lirikën n’kangën “Meidei (feat. Nonejm & DREN)”
  • Arkitektin Valdrin Tahiri që e ka tranu coverin e albumit
  • Onset Music dhe Blerim Halili që e kan ngritë kualitetin e albumit
  • Kompaninë e marketingut Alba Connect që jon marrë me realizimin e materialeve promovuse dhe promovimin të albumit

Shpresoj se ka me ju pëlqy ky album dhe, si gjith, nihëm e shihëm n’projektet e ardhshme!

  • Data e Publikimit4 Shtator 2020
  • LabelInfusa Music
  • Producent EkzekutivEkrem Gj.
  • Mix & MasterEkrem Gj. & Onset Music