Ekrem Gj. Hakmarrje 6

Ekrem Gj. (Ilir Pruthi) është reper Shqiptarë me prejardhje nga Prishtina, Kosova, me vendbanim në New York, Sh.B.A. Prej vitit 2011 është baba i djalit ma të dashtun n’botë, Leonit, ndërsa i martuar me femnën perfekte. Përndryshe, me profesion Ekremi është teknologjist dhe muzikën e ka hobi të pazëvendësueshëm.

I lindur në verën e vitit 1984, Ekrem Gj. është rritur në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Ekrem Gj. ka qenë student në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë. Para se të mbaroj shkollën fillore, Ekremi me prindër kan vizituar Nju Jork, Sh.B.A. dhe pas 3 javësh ka filluar bombardimi i Serbisë nga NATO. Si rezultat, Ekrem Gj. ka vazhduar të jetoj në Nju Jork.

Ekrem Gj. e ka kryer shkollën e mesme dhe fakultetin në Nju Jork. Fakultetin e ka kryer në Pace University në drejtimin “Information Systems” (major) dhe “Business” (minor).

Muzika

Ekrem Gj. ka filluar të merret me muzikë në vitin 1996 kur ka qenë nxënës i shkollës fillore. Inspirimin për rap/hip-hop e ka marrë nga kënga “Një Ditë Do të Jetë më Mirë” nga Ritmi i Rrugës.

Grupi “Jetë e Shuar” dhe Muzika Para Luftës

Fillimi i karierës muzikore të Ekrem Gj. ka qenë në vitin 1997 me krijimin e grupit “Jetë e Shuar”. Pseudonimi i Ekrem Gj. ka qenë Th.B.R. (The Best Rapper). Grupi është përbërë nga Ekrem Gj. dhe 2 vajza tjera. Në pranverë të vitit 1997, grupi “Jetë e Shuar” morri pjesë dhe fitoi vendin e 2-të në Rap Festivalin e 1-rë që u mbajt në Teatrin “Dodona” në Prishtinë.

Projekti i vetëm i grupit “Jetë e Shuar” ka qenë albumi “Pse?” që nuk ka arritur të publikohet asnjëherë. Materiali punues i albumit është vjedhur gjatë plaçkitjeve gjatë/pas luftës por ka mbijetuar 1 kasetë që është në posedim të Ekrem Gj.

Ri-kthimi dhe Forumat/Dissat

Pas një pauze 2-3 vjeçare prej 1998 deri 2000, Ekrem Gj. iu kthye muzikës si producent në zhanrin pop-folk ku bëri disa bashkëpunime të shkurtëra me këngëtarë popullor. Shpirti i hip-hopit thërret Ekremin dhe në verën e vitit 2002 ai përgjigjet. Ekrem Gj. e realizon 1 album që nuk publikohet asnjëherë. Ky album është filli i hapave transformativ nga “Th.B.R.” në “Ekrem Gj.” dhe përmbanë material armiqësor ndaj reperave të estradës së asaj kohe.

Pas këtij albumi, Ekremi kyçet në “nëntokën” internetike të repit Shqiptarë si reperi i parë që haptas shanë (dissirat) reperat tjerë, stil ky që nuk ekzistonte në hip-hopin Shqiptarë. Komuniteti i reperave Kosovarë e mirëpret stilin e Ekrem Gj. dhe ai shpejtë integrohet në kulturën e hip-hopit Shqiptarë. Prej kësaj kohe Ekrem Gj. fillon të identifikohet me nofkën “Njery qe Jeton n’Rimë”.

Epoka e “Infinit Records” dhe “Infusa Music”

Njëkohësisht, Ekremi Gj. së bashku me Da Ghost dhe K-Master krijojnë label-in “Infinit Records” n’vitin 2003. Ky hap ishte rezultat direkt i famës të menjëhershme që Ekremi, Da Ghost dhe K-Master arrijtën me këngët “Ky Sen” dhe “Ju Kemi Sos (Finalja)”. Nga viti 2003 e tutje, Ekrem Gj. ka bashkëpunuar me shumë artistë të tjerë, sidomos artistë të ri të cilët tani kan kariera në estradë si këngëtarë e producenta.

Bashkëpunimi dhe sinkronizimi i punës në mes Ekrem Gj. dhe kolegëve të “Infinit Records” në Evropë ishte i vështirë për shkak të distancës. Pas një pauze të shkurtër, Ekrem Gj. krijon label-in e vet “Infusa Music” në fundin e vitit 2005. Ky label, edhepse ndaras nga “Infinit Records” ende konsiderohet si label motër e “Infinit Records”. Nga fillimi, “Infusa Music” udhëhiqet nga Ekrem Gj. dhe të gjitha projektet e Ekrem Gj. publikohen vetëm nën këtë label.

Njëri nga projektet e para ambicioze të “Infusa Music” ishte albumi “Shqip-Hop” që do të duhej të ishte projekt i përbashkët me të gjithë anëtarët e “Infusa Music”. Kjo më tutje zhvilloj konceptin dhe emrin “shqip-hop”, si sinonim i hip-hopit Shqiptarë. Edhepse albumi “Shqip-Hop” nuk është përfunduar asnjëherë, emri Shqip-Hop ka mbetur në përdorim që nga atëherë dhe shpeshëherë mund të dëgjohet në këngët e Ekrem Gj.

Beef në Shqip-Hop

Në 2000-at e hershme, interpretimi i hip-hopit Shqiptarë përcillej me aurë akademike, që do të thot se tekstet e këngëve ishin të pastërta. Ekrem Gj. është një ndër reperat e parë që haptas dhe në mënyrë direkte ka lëshuar dissa ndaj reperave tjerë në kohën kur hip-hopi Shqiptarë ishte i pastër dhe i pa sherr. Nga Dr. Jet (që tani ka emrin Cyanide) e deri tek Kiggaz (që tani kan emrin Zinxhirt), Ekrem Gj. ishte n’beef me krejt. Periudha e beef-ave ishte prej 2002 deri në 2004.

Mixtape King

Që nga viti 2008, Ekrem Gj. ka publikuar vetëm albume mixtape. Në dallim me albumet, mixtape-at janë projekte me muzikë kryesisht të huazuar dhe jo-origjinale. Në vitin 2008 është publikuar mixtape “Prishtina Thërret” që mbetet një ndër albumet klasike në shqip-hop. Pas 1 viti, Ekrem Gj. fillon me projektin “Shqip-Hop n’Gjuma” ku çdo javë publikohet nga 1 këngë. Inspirimi dhe ideja për këtë metodë ishte nga reperi “Crooked I” nga Sh.B.A. Kjo është koha kur Ekrem Gj. fillon ta përdorë nofkën “Liricisti ma i qart Shqiptarë”.

Pas një pauze 2-vjeçare, Ekrem Gj. ri-kthehet me mixtape “Hakmarrje” vetëm pasi që kënga “Hakmarrje” u prit me sukses të jashtëzakonshëm nga dëgjuesit e hip-hopit Shqiptarë. Aq ishte i mirëpritur albumi “Hakmarrje” sa që pas 6 muajsh Ekrem Gj. e publikoj albumin e rradhës “Hakmarrje 2“. Me publikimin e “Hakmarrje 2” u vendos që formati i projekteve mixtape të kishte 6 këngë për të qenë më të kapshëm për dëgjuesit. Për shkak të angazhimeve me punë, Ekrem Gj. nuk publikoj asgjë deri në Qershorin e vitit 2014 kur lansoj mixtape “Hakmarrje 3” me 12 këngë. Në vitin 2015 u publikua përmbledhja e 4-të,  “Hakmarrje 4“.

Publikimi i fundit në koleksionin “Hakmarrje” është mixtape i 5-të “HAKMARRJEV” që publikua në vitin 29 Shkurt 2016. Ky mixtape u mirëprit mirë por është planifikuar vetëm si projekt momental në pritje të albumit “Extape (Vol. 2)“. Pas një pune të gjatë dhe të vonuar më shumë se 4 vite, albumi “Extape (Vol. 2)” u publikua me datën 4 Shtator 2020. Ky është albumi i parë i punuar kryesisht me instrumentale të Sicksty9, producent në Infusa Music.

Tash dhe e Ardhmja

Projekte tjera nga Ekrem Gj. ka plot në planifikim e sipër. Viti 2020 ka sjellë albumin “Extape (Vol. 2)” por ky nuk do të mbetet projekti i fundit këtë vit. Në plan është projekti i ardhshëm “Hakmarrje 6” i cili do të bëhet në bashkëpunim me producentët Sicksty9 dhe Nonejm.

Për çdo risi rreth projekteve të Ekrem Gj. mund ta përcjellni Gjizzle në Facebook, Twitter dhe Instagram.