Extape (Vol. 2) – albumi mas 4+ vjetve

Përshëndetje mas 4 vjete!

Albumi Extape (Vol. 2) osht afër publikimit. Data hala nuk osht caktu por pritet me dalë n’fund t’muajit Gusht apo n’fillim t’muajit Shtator.

N’këtë postim po e ndajë cover-in e albumit të dizajnuar nga Valdrin Tahiri, arkitekt/dizajner i qart!

Extape (Vol. 2) album cover

Pak ma shumë rreth Extape (Vol. 2):

  • Albumi i ka 11 kangë
  • Bashkëpunime ka me Nonejm, Dibo, dhe DREN
  • Instrumentalet janë gati krejt nga Sicksty9, producent in-house në Infusa Music, edhe 2 janë nga vet Ekrem Gj.

Gjatë muajit Gusht 2020 janë pregaditjet për lansim t’albumit në Spotify, Apple Music, Google Play, Amazon, etj. Kah fundi i muajit osht ni listening session online kshtuqe jeni të mirëseardhun me marrë pjesë.

Btw, Sicksty9 osht tu e pregaditë albumin e ardhshëm instrumental (“Sicksty Shades of Rizlla Bllaca”). Ma mirë me lon talentin e tij me fol vet. Ma shumë detaje postohen ma vonë.

#infusa let’s get it!