Viewsa sa dush, veq a ki kang se

Post Image

Kohëve t’fundit i kom publiku namin e kangve në internet edhe mas plot kërkesave u detyrova mi publiku kangt edhe n’YouTube se plot dëgjusë kishin probleme me download. Aty n’YouTube ju vijke ma leht mi ngu kangt. Deri atë kohë kangt i kom publiku gjith n’faqën tem (ekremgj.com).

Amo n’YouTube diqysh ma vrajke synin qe kisha views-a pak. Der ky kangtari, Ekrem Gj. me famë botërore mi mledhë veq 500-600 views? Nejse lyp lyp e gjeta ni faqe ku po mujshe mi ble views-at. Edhe ju gjujta kangve të mixtape-it “Hakmarrje” niher veq me provu. Secila kang i boni ka 1,000-2,000 views. Tani kur e qita mixtape “Hakmarrje 2” secilës kang ja renisa ka 7,000-8,000 viewsa. Edhe views-at lirë b’e loqkë, $5 i blen 12,000 deri 15,000 views.

Nuk e lash me qaq se m’ra n’men ni ide. Mi ja bo njonës kang mas shumti views-a qe mi kallxue dynjes qysh shkon kjo puna e views-ave. Muni me vizitu kangën Go Home prej Hakmarrje 2. Momentalisht i ka 121,655 shikime në YouTube. Krejt m’kushtoj $40 dikun. I falenderoj dëgjust ma t’mdhej të Ekrem Gj. që jetojnë në Kinë. Flm për përkrahjen tuaj.

Kjo dmth. qe views-at nuk t’bojnë t’famshëm, kshtuqe grahni punës e qitni sene t’mira se dëgjust ju vlersojnë mas miri.

Peace.