Prishtina Thërret

Mirësevini n’faqën zyrtare t’albumit/mixtape “Prishtina Thërret”!

Ky osht albumi i 4-tit me ren prej reperit Ekrem Gj. dhe i ka 17 kong (19 me intro/outro, ose 1 orë e 4 minuta material). Prej pranverës ka fillu puna n’kit album edhe u kry n’shtator 2008, dmth. albumi ka marr dikun rreth 5 muj pi fillimit dej n’fund. Inqizimet jon bo n’studion e “FrontLine Music” edhe “No Comment”. Miksimi dhe masterizimi u bo prej vet Ekremit, i cili poashtu osht Producent Ekzekutiv.

Mysafirt

Mysafir t’nderum n’album jon’ Driton Ajeti, DAC, Mc Mix (TDS), Dr. Mic (TDS), edhe BadBuqe.

Muzika

Instrumentallat jon t’punume prej Ekrem Gj., K-Master, Mc Mix, Ylli Nikçi, Anno Domini, Hi-Fly, OP Beats, edhe Ansane. Inqizimet jon’ kry n’studion “FrontLine Music” edhe “No Comment”, t’cilat i falenderoj shum për profesionalizëm!

Falenderoj…

Kisha pas qef me falenderu mas pari familjën për përkrahje, familjën INFINIT, stafin e Infusa Music, DAC, KO, Fattos Locos, Mc Mix (FrontLine Music) me grupin TDS, Mc Qoppa me grupin RapZ, Ylli (No Comment), Radio Melosi, Dardan Ibrahimi (Fly Arts), … edhe shum tjerë qe po harroj mi përmen ktu (e ishalla nuk m’idhnohën).

Gjithashtu falenderoj t’gjith ata që e kan pru hip-hopin Shqiptarë ku osht tash. Shpresoj qe ky album kontribuon n’at çashtje. Peace!

Ma n’fund, kangt:

Ma posht i keni kongt e listume njo ka njo po nëse jeni t’interesum mi downloadirat krejt komplet, klikoni ktu edhe djegni n’CD kto virone… për juve i kom bo!

(Deri tash jon’ bo 7,410 downloadime t’albumit)

  1. My City (Intro)
  2. 8-she për Qdo Dit
  3. Prishtina Thërret (feat. DAC)
  4. A Po Ma Jep
    Produced by Ylli Nikçi, Ekrem Gj.
  5. Po Du (feat. DAC, Mc Mix [TDS])
  6. Po Nihna Keq
  7. Sikur Ti (Pt. 2) (feat. DAC, BadBuqe)
    Produced by Mc Mix
  8. Un e Ti
  9. Rrugës Shkon
  10. Perëndimi
  11. Thjesht
  12. Përkthys t’Dashtun
  13. Tjert Folin (feat. Mc Mix, Dr. Mic [TDS])
    Produced by Ekrem Gj.
  14. Underground King
    Produced by Ekrem Gj.
  15. Money Right
  16. Thejna (feat. BadBuqe)
    Produced by Ekrem Gj.
  17. Një Ditë Dielli (feat. Driton Ajeti)
    Produced by K-Master, Driton Ajeti
  18. Qu (feat. DAC)
    Produced by K-Master
  19. Faleminderit (Outro)

Faleminderit për vizitë edhe kallxoni dostav kush o king n’kit rep t’halepit…

PEACE!