“Bonu MC” edhe do materiale tjera t’reja

Dashamirë:

Deshta mi ju lajmru për risit e fundit rreth meje edhe Infusa Music. Siq e dini, albumi “Prishtina Thërret” u dal edhe u pritë shum mirë prej dëgjusve t’hip-hopit (6 mij e diqka downloadime per 3 javë!). M’vjen mirë që ju ka pëlqy puna, djema, edhe kisha pas qef mi falenderu t’gjith ata qe m’kan nimu me at album, posaqërisht “FrontLine Music”.

Po jemi tu punu n’shum projekte tash edhe o’ koha me qart mëtutje kit zhanër. Projektet n’fjalë jon:

  1. “Bonu MC” – albumi i 1-rë instrumental n’hip-hopin Shyptarë…
    Un’ e K.O. (producent i qart n’Infusa) i kemi bashkue forcat edhe e kemi thurrë kit album. Albumi i ka 12 instrumentalla + 1 kong prej meje… t’cilën e kom bo veq mi ju kallxu qysh vritet beati. Ishalla ja dini vleftën ktij albumi se na shiptart jena kogja përmas n’ksi muhabete. Poashtu e kemi qel vebsajtin e albumit n’adresën www.bonu-mc.com ku muni me shku e mi ni senet e me komentu e tripa.
  2. Video Klip
    Xhirimet jon kry për video klip po editimi osht tu marrë kohë pak ma shumë se qe u anticipua. Sidoqoftë, klipi pritet mu publiku dikun kah fundi i Janarit 2009.
  3. “Shqip-Hop” – albumi që ka zgat mas shumti deri tash
    Pi 2005-ës dikun ja kemi nisë me punu n’kit album edhe hala osht tu u punu n’to. Zorr mi ra n’krye se ka shum bashkpunime e shum sene duhen mu ri-bo e tripa… veq mirë o ka shkon puna edhe aty. Momentalisht data qe e kemi për kit album osht Prill 2009 e tash te kqyrim qa po bohët.
  4. Infusa Music tash ka faqe t’vetën ku publikohen senet n’përgjithsi prej antarve t’Infusës. Vebsajtin muni me vizitu n’adresën www.infusamusic.com.

Qikaq për momentin. Kur ka sene t’reja, shkruej apet. Veq puna o’ tu shku flak diqka kohve t’fundit me kit muzikë.

Papa…

Njerzt u kallën: 45%

This website uses IntenseDebate comments, but they are not currently loaded because either your browser doesn't support JavaScript, or they didn't load fast enough.

4 Responses to ““Bonu MC” edhe do materiale tjera t’reja”

  1. OmeGa says:

    Bravo Ek- Je king man !!
    Seni sigurisht ka me dal i fort (doken producentat qe e kan prodhu)
    Edhe Clipin menxi pe press

    aighht me tmira !!

    RESPECT #1 Infusa-Infinit

  2. Asllani says:

    Shum mir haver,je tu kontribu ne repin shqiptar,suksese!

  3. Florent says:

    veq perpara ekrem gj :P

  4. IllyrianKing says:

    What up Underground King how are u doing…
    o hajde qitna ket Bonu MC mo se menxi po e presim
    tung ek bye the way Ice Cube said HI!! :)

Leave a Reply